Një e kthyer u ndihmua të ketë qasje në të drejtën e pensionit

Një 71 vjeçare, e kthyer Rome, ishte lindur dhe rritur në fshatin Ranisht, Komuna e Klinës, pastaj u martua në Kaçanik, ku jetoi me burrin dhe pesë fëmijët e saj, derisa ata u detyruan të shpërngulen gjatë konfliktit të vitit 1999. Gjersa ishte e shpërngulur në Maqedoninë e Veriut, burri i saj ndërroi jetë duke e lënë atë dhe fëmijët e tyre për të vazhduar rrugëtimin e tyre si refugjat.

Më 2017, me mbështetjen e UNHCR-it, familja e saj arriti të kthehej në Kosovë, konkretisht në Komunën e Graçanicës. Ndër vështirësitë e tjera në lidhje me ri-integrimin, paijsja me dokumentacion personal si qytetare e Kosovës ishte shumë e gjatë dhe e ndërlikuar për të si pasojë e gabimeve teknike në dokumentet e saj. Si pasojë, ajo nuk ishte në gjendje të ketë qasje në të drejtat e saj, siç është e drejta për të përfituar nga Skema e Pensioneve.


Publikuar më 10/10/2020

Në vitin 2020, me ndihmën e organizatës partnere të UNHCR-së , CRPK, ajo ishte e pajisur me dokumente personale, ku ju dha mundësia të aplikojë për pension si një person i moshuar. Vështirësitë, si mungesa e një adrese të përhershme, mungesa e njohurive për qasje në shërbime dhe të drejta dhe situata e krijuar për shkak të pandemisë, vazhduan të pengojnë procesin e sigurimit së dokumentacionit përkatës dhe aplikimin për pension. Advancing Together (AT), organizata partnere e UNHCR-it, pranoi kërkesën e saj dhe arriti të rregullojë dokumentacionin përkatës, të aplikojë për të në Zyrën Rajonale të Pensioneve në Prishtinë, dhe mori vendim pozitiv i cili ia njeh të drejtën e saj për pensionin bazik.