Kreu i një familje egjiptiane me 6 anëtar, të kthyer nga Mali i Zi në komunën e Gjakovës, pranoi ndihmë juridike nga "Advancing Together" (AT), organizata partnere e UNHCR-së, në lidhje me procedurat e aplikimit për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale e Qeverisë. Pasi që familja ishte pa të ardhura mujore, gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, ata kishin të drejtë të përfitojnë mbështetje financiare. AT e ndihmoi familjen gjatë regjistrimit në zyrën e punësimit, si parakusht për të përfituar nga pakoja, plotësimin e kërkesës dhe dorëzimin e saj në Qendrën për Punë Sociale.
Gjatë pandemisë, më shumë se 100 familje u ndihmuan dhe u këshilluan nga AT në lidhje me përfitimin nga Pako Emergjente Fiskale që ishte një mbështetje domethënëse, që mundësoj familjen që së paku ti përmbush nevojat e tyre themelore gjatë pandemisë.
Deri më tani, 26 familje të përkrahura, që i përkasin komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfituan nga kjo pako, ndërsa të tjerët janë duke u ndihmuar dhe këshilluar për plotësimin dhe paraqitjen e ankesës.