Pasiguria ekonomike si rezultat i COVID-19 ka ndikuar veçanërisht tek gratë

Sondazhi i Vlerësimit të Ndikimit të Pandemise i bërë nga UN Women, UNDP dhe UNFPA tregoi se si rezultat i pandemisë #COVID19 56% e bizneseve duhej të mbyllen, gjë që çoi në rreth gjysmën e familjeve (49%) të pësojne rënie të ardhurash për shkak të pandemisë. Kriza ekonomike e krijuar nga pandemia ka ndikuar sidomos tek grate e vetëpunësuara (71%).


Publikuar më 12/10/2020

Mimoza Kusari, Deputete në Parlamentin e Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të grave dhe vajzave, si dhe të drejtave të njeriut njofton se gjatë rishikimit të buxhetit ka propozuar kod të veçantë për ndihmë bizneseve të grave të prekura nga pandemia, në vlerë prej 400 mijë euro.

Ardita Morina Dobroshi Ndërmarrëse, tregon për ndikim e pandemisë në biznesin e saj dhe mënyren inovative të menaxhimit gjatë kësaj periudhe. Kjo fushatë mbështetet nga Fondi i Mirëbesimit i Kombeve të Bashkuara me Shumë Partner për Reagimin ndaj COVID-19 dhe Rimëkëmbjen (MPTF).