Advancing Together (AT) organizatë partnere e UNHCR-së dhe zbatuese e trajnimeve profesionale në kuadër të programit "Fondi i Mirëbesimit të Multi-Partnerëve" FMMP, ka bërë shpërndarjen e certifikatave për dhjetë vajza/gra të komuniteteve Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane nga komuna e Pejës, që kanë përfunduar trajnimin në lëmine e pastiqerisë.
Ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike, gjithë-përfshirjes sociale si dhe riintegrimit të tyre sa më të lehtë në shoqëri. I gjithë procesi përgjatë këtij trajnimi të mbajtur nga SIGMA BMC, ka kaluar me sukses dhe të gjitha pjesëmarrëset kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për mundësinë që të jenë pjesë e këtij trajnimi.