Trajnimin profesional në fushën e saldimit

Advancing Together (AT) organizatë partnere e UNHCR-së dhe zbatuese e komponentit të Trajnimit Profesional në kuadër të programit "Fondi i Mirëbesimit Multi-Partner" FMMP, ka shpërndarë Certifikata për 11 burra nga komunitetet Rom dhe Serb nga komunat e Fushë Kosovës dhe Graçanicës, të cilët kanë përfunduar trajnimin profesional në fushën e saldimit.

Ky trajnim synon të përmirësojë situatën ekonomike, përfshirjen sociale dhe riintegrimin e tyre më të lehtë në shoqëri. I gjithë procesi gjatë këtij trajnimi të kryer nga kompania e kontraktuar - KIMERK, u realizua me sukses dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje dhe vlerësim për mundësinë për të qenë pjesë e këtij trajnimi.


Publikuar më 12/10/2020