Projekti do të mbështesë përfituesit e synuar për të kapërcyer efektet
direkte ose indirekte të pandemisë COVID-19 përmes një qasjeje
gjithëpërfshirëse në sinergji me ndërhyrjet e tjera në vazhdim.
Shënim: Jo të gjitha aktivitetet do të zbatohen në të gjitha komunat.
Mekanizmi i referimit
Do të zhvillohet një mekanizëm referimi për të shërbyer si urë lidhëse ndërmjet përfituesve dhe
shërbimeve të ofruara nga projekti dhe/ose institucionet lokale dhe
organizatat e tjera. Mekanizmi do të administrohet së bashku nga
agjencitë zbatuese të OKB-së me standardet më të larta të mbrojtjes
së të dhënave dhe etikës. Ai do të zbatohet në bashkëpunim me
institucionet lokale, organizatat dhe rrjetin e vullnetarëve.
Rreth organizatave:
IOM - Organizata Ndërkombëtare për Migracion - është organizata kryesore ndërqeveritare në fushën e migracionit. Duke punuar në katastrofa natyrore, kriza të shkaktuara nga njeriu dhe kontekste të zgjatura të zhvendosjes, IOM synon të ofrojë ndihmë të koordinuar, në kohë dhe specifike për kontekstin për popullatat në nevojë, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në personat e zhvendosur brenda vendit, refugjatët, migrantët e tjerë dhe komunitetet pritëse. IOM punon edhe në kontekste krizash për të adresuar shtysat dhe shkaqet thelbësore të zhvendosjes për të promovuar zgjidhje afatgjata për individët, familjet dhe komunitetet.
UNHCR - Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët - ka përvojë të gjerë në përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave dhe në punën në situata të vështira ku lëvizjet janë të kufizuara. UNHCR angazhohet në mbrojtje dhe ndihmë efektive për komunitetet më të cenueshme dhe të izoluara të PZHV-ve dhe të kthyerve, duke mbështetur autoritetet në zhvillimin e kornizave legjislative dhe administrative në fushat e azilit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme për popullatën e zhvendosur. Duke forcuar aftësinë e institucioneve në nivelin qendror dhe komunal, UNHCR nxit zbatimin efektiv të legjislacionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
UN Women - është e bazuar në vizionin e barazisë të mishëruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Punon për eliminimin e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave, fuqizimin e grave, dhe barazinë gjinore në arritjen e zhvillimit, të drejtave të njeriut, veprimit humanitar dhe paqes dhe sigurisë. UN Women punon me institucionet qeveritare në nivelin lokal dhe qendror, palët e jashtme të interesit, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare, gjyqësorin, policinë, avokatët e viktimave dhe përfaqësuesit e tyre dhe partnerët e tjerë për të siguruar që shqetësimet gjinore janë të integruara në politikat, programet dhe aktivitetet e OKB-së.
MPTF-factsheet.pdf